Njoftimi i Privatësisë
Hyrje
Mirë se vini në CarboxKs!
Ju faleminderit që keni zgjedhur të përdorni uebfaqet, produktet dhe shërbimet e CarboxKs Inc., të cilave në tërësi do t’i referohemi si “Shërbimet”.
Kur ju përdorni Shërbimet tona, ju mund të ndani disa të dhëna personale me ne.
Privatësia juaj është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Prandaj, CarboxKs është e përkushtuar për respektimin dhe mbrojtjen e privatësisë tuaj. Ky Njoftim i Privatësisë përshkruan mënyrën se si CarboxKs mbledh dhe përpunon të dhënat tuaja personale nëpërmjet Shërbimeve që i referohen këtij Njoftimi të Privatësisë.
Definimi i Nocioneve
Nocionet e përdorura në kuadër të këtij Njoftimi të Privatësisë kanë kuptimet si në vijim:
“CarboxKs” – nënkupton CarboxKs, Inc., Dega në Kosovë, e cila është një shoqëri tregtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Sh.B.A.), e cila operon si një degë huaj e regjistruar në Republikën e Kosovës, me numër unik identifikues 810840307, me adresë të regjistruar, Magjistralja Prishtinë – Ferizaj, km i 6-të, 10500 Graçanicë, Republika e Kosovës.
“Shërbime” – nënkupton të gjitha uebfaqet dhe/apo produktet e ofruara nga dhe/apo nëpërmjet CarboxKs (shikoni një listë jo-shteruese të uebfaqeve të CarboxKs).
“Ju”, apo “përdorues” – i referohet entitetit apo individit që përdor Shërbimet tona.
“Ne”, apo “neve” apo “tona” – i referohet CarboxKs.
“Përdorues” – nënkupton secilin vizitor dhe/apo shfrytëzues të Shërbimeve të CarboxKs, dhe, varësisht nga Shërbimet e përdorura, termi “përdorues” mund të ketë kuptime të ndryshme. Për qëllimet e këtij Njoftimi të Privatësisë, termet “përdorues”, dhe “klient” kanë kuptim të njëjtë, përveç nëse paraqiten ndryshe nga konteksti i përdorimit.
“Legjislacion i zbatueshëm” – i referohet legjislacionit të zbatueshëm në Republikën e Kosovës sipas, Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të datës 9 prill 2008, e cila ka hyrë në fuqi më 15 qershor 2008, së bashku me të gjitha amandamentimet dhe plotësimet.
“Palë e tretë” – nënkupton çdo subjekt fizik ose juridik tjetër, përpos Juve, dhe CarboxKs.
“Platformë” – nënkupton dhe përfshin secilën nga uebfaqet e CarboxKs, përmes së cilave ofrohen Shërbimet dhe produktet e CarboxKs. Termi platformë më së afërmi definohet dhe i referohet uebsite-it që Ju e shfrytëzoni në çfarëdo momenti të caktuar.
Të gjitha termet dhe nocionet e definuara më lartë janë nocione të përgjithshme, dhe si të tilla zbatohen në të gjitha Shërbimet dhe uebfaqet e CarboxKs.
Të gjitha fjalët e përdorura në njëjës do të kenë kuptimin e njëjtë edhe në shumës.
Fushëveprimi dhe Objektivat
Kur Ju përdorni Shërbimet dhe/apo vizitoni ndonjë nga uebfaqet e CarboxKs, Ju pajtoheni me kushtet e përshkruara në këtë Njoftim të Privatësisë. Duke vepruar kështu, Ju e autorizoni CarboxKs që të mbledhë dhe përpunojë të dhënat tuaja, sipas praktikave të përcaktuara në këtë Njoftim të Privatësisë, si dhe në harmoni me ligjet e aplikueshme.
CarboxKs e ka përditësuar këtë Njoftim të Privatësisë për t’u siguruar se politikat e veta për rregullimin e proceseve dhe masave të sigurisë për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale janë në përputhje me ligjin e aplikueshëm në Republikën e Kosovës, përkatësisht Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Për më tepër, CarboxKs do të bëjë çdo përpjekje që të sigurohet se të dhënat personale të mbledhura nga përdoruesit do të trajtohen në harmoni me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës.
CarboxKs po ashtu vullnetarisht dhe vazhdimisht përpiqet të respektojë, dhe të harmonizojë praktikat e veta me, standardet më të larta ndërkombëtare në lidhje me mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale, si Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave – General Data Protection Regulation, (GDPR) të Bashkimit Evropian, e cila ka hyrë në fuqi më 25 maj 2018
Ky Njoftim i Privatësisë zbatohet dhe është i aplikueshëm për çdo përdorues të cilësdo nga uebfaqet, produktet dhe/apo Shërbimet e ofruara nga dhe/apo nëpërmjet CarboxKs.
Fëmijët dhe Shërbimet Tona
Personat nën moshën trembëdhjetë (13) vjeçare, nuk lejohen të regjistrojnë një llogari me CarboxKs, apo të japin të dhënat e veta personale. Përdoruesit që janë të paktën trembëdhjetë (13) vjeç, por nën tetëmbëdhjetë (18) vjeç, mund të regjistrohen tek CarboxKs, por vetëm nëse kanë pëlqimin e prindit dhe/apo kujdestarit të tyre ligjor, duke përfshirë pëlqimin për këtë Njoftim të Privatësisë për, dhe në emër të, të miturit mes moshës trembëdhjetë (13) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjeçare.
Në rastet kur përpunimi i të dhënave realizohet në relacion me personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçare, CarboxKs bën përpjekje të vazhdueshme për të verifikuar se pëlqimi është dhënë, dhe/apo autorizuar, nga një prind, dhe/apo kujdestar ligjor, i të miturit, duke marrë parasyshë kapacitetet e disponueshme teknike.
Sipas këtij Njoftimi të Privatësisë, dhe sipas Kushteve tona të Përgjithshme të Pëdorimit (shikoni Kushtet e Përgjithshme të Përdorimit), prindërit dhe/apo kujdestarët ligjor bartin përgjegjësinë për dhënien e pëlqimeve të nevojshme për fëmijët të cilët nuk kanë arritur moshën madhore. CarboxKs në asnjë rrethanë nuk është përgjegjëse për veprimet e një prindi dhe/apo kujdestari ligjor në raport me një të mitur që është nën kujdesin e tyre. Ne i’u këshillojmë Juve fuqishëm që të vëzhgoni me kujdes fëmijët gjatë përdorimit të Shërbimeve tona.
Përpunimi i të Dhënave Personale
Ne mund të mbledhim dhe përpunojmë të dhënat tuaja personale, përfshirë nga pajisjet e ndryshme, kur Ju:
- Shfrytëzoni Shërbimet tona.
- Regjistroheni një llogari me CarboxKs.
- Përditësoni apo plotësoni të dhënat personale në llogarinë tuaj.
- Komunikoni me CarboxKs lidhur me Shërbimet e veta.
- Porositni, dhe/apo blini, nga, dhe/apo nëpërmjet, Shërbimeve të CarboxKs.
- Hasni në rrethana tjera, siç mund të jenë specifikuar në kuadër të këtij Njoftimi të Privatësisë.
Ligjshmëria e Përpunimit të të Dhënave Personale
Në secilin rast, siç përshkruhet më lart, dhe/apo raste tjera, mbledhja dhe përpunimi, i të dhënave tuaja personale realizohet vetëm kur CarboxKs është e sigurt për ligjshmërinë e përpunimit të tillë, dhe kur:
- Ju jepni pëlqimin tuaj për përpunim të tillë.
- Përpunimi është i domosdoshëm për përmbushjen e një kontrate.
- Përpunimi është i domosdoshëm për respektimin e ndonjë obligimi ligjor.
- Përpunimi është i domosdoshëm për mbrojtjen e interesave tuaja jetike.
- Përpunimi është i domosdoshëm për kryerjen e një detyre me interes publik, apo për ushtrimin ndonjë autoriteti zyrtar.
- Përpunimi është i domosdoshëm për qëllime të interesave legjitime të ushtruara nga CarboxKs dhe/apo një palë e tretë, përveç kur interesat e tilla tejkalohen nga interesat apo të drejtat dhe liritë tuaja themelore, që kërkojnë mbrojtjen e të dhënave personale, veçanërisht nëse bëhet fjalë për një të mitur.
Ju lutem keni parasysh se përpunimi i të dhënave tuaja, siç ofrohen nga Ju, bazohet në udhëzimet ekzistuese ligjore, dhe jo çdo herë bazohet në pëlqimin e dhënë nga Ju. Pëlqimi, dhe/apo tërheqja e pëlqimit tuaj, nuk përbën arsye të mjaftueshme për të ndaluar dhe/apo kufizuar përpunimin e të dhënave tuaja, përderisa ekzistojnë baza të tjera ligjore për përpunimin e të dhënave të tilla.
Të Dhënat Personale që Mund të Përpunohen nga CarboxKs
CarboxKs përpunon të dhënat tuaja personale në mënyrë që të përmirësoj dhe optimizoj Shërbimet që ofron.
Llojet e të dhënave personale që mund të përpunohen nga CarboxKs përfshijnë:
- Të dhënat e ofruara nga Ju, apo, në raste të caktuara, një prind dhe/apo kujdestar ligjor, në lidhje me Shërbimet e CarboxKs.
- Informatat identifikuese siç janë emri dhe mbiemri juaj, adresa e vendbanimit dhe/apo vendqëndrimit, numri i telefonit, fjalëkalimi, email adresa, etj.
- Në rastet kur Ju blini produkte dhe/apo Shërbime të ndryshme nga CarboxKs, atëherë Juve mund t’iu kërkohen informacionet si adresa e liferimit për produktin e blerë, adresa e faturimit, të dhënat e kartelave dhe/apo llogarive bankare, të dhënat lidhur me mjetet e ndryshme të pagesës, dhe informacione të tjera të ofruara nga Ju për blerjen e ndonjë produkti dhe/apo Shërbimi, dhe me qëllim të ofrimit të produktit të porositur dhe kryerjes me sukses të pagesës.
- Në disa raste tjera, kur Ju përdorni Shërbimet e CarboxKs, duke përfshirë kur Ju vizitoni ndonjë nga uebfaqet tona, Ju mund të ofroni informata personale si mosha, gjinia, interesimet, edukimi, përvoja profesionale, preferencat, etj.
- Përveç këtyre, CarboxKs mund të mbledh dhe përpunoj edhe informata të tjera shtesë që kërkohen apo autorizohen nga ligjet e aplikueshme për mbledhjen dhe për përpunimin të dhënave, me qëllim të identifikimit dhe verifikimit të informacionit të ofruara Ju, sidomos kur veprime të tilla kërkohen dhe/apo urdhërohen nga ndonjë autoritet kompetent publik.
- Në asnjë rast, dhe asnjë rrethanë, CarboxKs nuk do të kërkoj që Ju të shpalosni dhe/apo të ofroni të dhënat personale të fëmijëve. Ju mund të vendosni emrin e një të mituri nën kujdesin tuaj në llogari të regjistruar me CarboxKs vetëm për qëllim të identifikimit të përdoruesit, dhe me synim të përzgjedhjes së përmbajtjes që është e përshtatshme për moshën e tyre.
Të Dhënat Automatike
Lloje të caktuara të të dhënave që lidhen me ndërveprimin tuaj me Shërbimet tona, mblidhen në mënyrë automatike duke përdorur “cookies” dhe teknologji të tjera, kur shfletuesi apo pajisja juaj qaset në Shërbimet e CarboxKs. Gjatë përdornimit të Shërbimeve të CarboxKs, Juve do t’iu shfaqet mundësia për të dhënë pëlqimin tuaj për këtë Njoftim të Privatësisë, duke përfshirë mbledhjen e të dhënave tuaja në mënyrë automatike. Megjithatë, keni parasysh se, nëse Ju zgjedhni të mos pajtoheni me kushtet e këtij Njoftimi të Privatësisë, Ju mund të mos jeni në gjendje të përdorni veçori thelbësore të Shërbimeve tona, dhe se e njëjta gjë vlen në rastet e revokimit të pëlqimit tuaj.
Të dhënat të cilat mblidhen në mënyrë automatike përfshijnë:
- Të dhënat mbi preferencat tuaja të marketingut, reklamave dhe komunikimit me CarboxKs, të cilat të dhëna CarboxKs i pranon nga pajisjet që Ju i përdorni kur shfrytëzoni Shërbimet tona, regjistroni një llogari me CarboxKs, përditësoni apo shtoni informata në llogarinë tuaj, merrni pjesë në diskutime apo biseda online, dhe/apo kur Ju komunikoni me CarboxKs në lidhje me Shërbimet tona.
- Të dhënat mbi IDnë apo numrin unik identifikuvëna të ngjashme.
- Të dhënat mbi vendndodhjen tuaj gjeografike nga IP adresa juaj, apo të dhëna tjera të pajisjes suaj.
- Të dhënat nga pajisjet tuaja si statistikat e shikimit të faqeve, qarkullimi i dhe/ apo nga uebfaqet e caktuara, vegzat, referimet URL, IP adresat, historinë e shfletimeve, apo të dhënat tuaja të kyçjes në uebfaqet tona, apo partnerëve tanë
- Të dhënat mbi termet e kërkimit dhe/apo filterët e përdorur.
Të Dhënat nga Cookies
“Cookies” janë dosje standarde që vendosen dhe ruhen në pajisjet të cilat Ju i përdorni për t’u qasur në Shërbimet e CarboxKs. Në këtë Njoftim të Privatësisë, dosjeve të tilla do t’iu referohemi me fjalën “cookies” sipas verzionit të shkruar në gjuhën angleze.
CarboxKs përdorë cookies për t’iu ofruar Juve veçori esenciale dhe Shërbime, duke përfshirë:
- Për t’iu njohur Juve kur Ju kyçeni për të përdorur Shërbimet e CarboxKs.
- Për të kujtuar preferencat tuaja të specifikuara, të cilat Ju mund t’i vendosni duke e vizituar https://carbox-ks.com/my-account.
- Për të zhvilluar diagnostikimin mbi performancën e Shërbimeve tona në mënyrë që të përmirësojmë funksionalitetin e tyre.
- Për të përmirësuar sigurinë dhe parandaluar veprimtaritë mashtruese.
- Për të kuptuar e ndërveprimet tuaja me Shërbimet tona, në mënyrë që të personalizojmë përmbajtjen që i’u ofrohet Juve, përfshirë reklamat.
Llojet e cookies që CarboxKs përdor përfshijnë:
- Cookies të domosdoshme: Këto cookies janë të domosdoshme për funksionimin e Shërbimeve të CarboxKs, dhe prandaj, nuk mund të fiken. Cookies të tilla nuk ruajnë asnjë të dhënë personale të identifikueshme.
- Cookies për performancë: Këto cookies i mundësojnë CarboxKs që të monitorojë vizitat dhe trafikun në uebfaqet e veta, dhe përdoren për të matur dhe përmirësuar performancën e Shërbimeve tona.
- Cookies për marketing: Këto cookies përdoren nga rrjetet e reklamimit si dhe rrjetet sociale për t’i konfiguruar reklamat që Ju shihni në mënyrë që ato të paraqesin përmbajtje që janë relevante për Ju.
Shumica e shfletuesve i’u lejojnë Juve që të personalizoni njoftimet dhe pëlqimin për përdorimin e cookies. Ju mund të menaxhoni përdorimin e cookies përmes cilësimeve të shfletuesit tuaj të internetit dhe/apo duke vizituar https://carbox-ks.com/my-account. Megjithatë, nëse Ju zgjidhni të bllokoni ose refuzoni ndryshe përdorimin e cookies, Ju mund të mos jeni në gjendje të përfitoni nga disa veçori thelbësore të Shërbimeve tona.
Të Dhënat nga Burime të Tjera
CarboxKs mund të plotësojë të dhënat tuaja personale me të dhëna që mblidhen nga palët e treta, duke i shtuar ato mbi të dhënat ekzistuese të llogarisë suaj. Për shembull, CarboxKs mund të mbledh dhe të përdorë të dhëna demografike që janë të disponueshme në domenin publik, siç lejohet nga ligjet e aplikueshme.
Të Dhënat nga Uebfaqet e Palëve të Treta
Ne përdorim të dhënat e referencuara në këtë Njoftim të Privatësisë për të ndihmuar në shfaqjen e reklamave të cilat janë më relevante për Ju, të matim efektshmërinë e tyre, dhe të njohim pajisjet tuaja në mënyrë që t’iu ofrojmë Juve reklama të tilla. Kur Ju i vizitoni uebfaqet e palëve të treta të cilat janë pjesë e platformës CarboxKs AdNetwork, ne mund të pranojmë të dhëna të përdorimit.
Të Dhënat për Procesim të Pagesave
CarboxKs nuk mbledh, ruan apo përpunon të dhënat e kartelave bankare me të cilat mund të kryhen pagesa. Në rastet kur procesimi i pagesave kryhet nga palë të treta, CarboxKs mund të ndajë të dhënat e pagesave të ofruara nga Ju me palët e treta të cilat ofrojnë shërbimet përkatëse të procesimit të pagesave. Në raste të tilla, kushtet dhe politikat për përpunimin e të dhënave personale të palëve të treta përkatëse janë të aplikueshme.
Personalizimi i Pajisjeve të Ndryshme
Kur Ju qaseni në Shërbimet e CarboxKs nga shfletuesi dhe/apo pajisja juaj, CarboxKs e asocion atë shfletues dhe/apo pajisje me llogarinë tuaj për qëllime të kyçjes, sigurisë, dhe personalizimit. Për shembull, nëse Ju vizitoni një faqe që përmban përmbajtje të lidhur me sport në laptop, CarboxKs mund t’iu shfaq Juve reklama në lidhje me sportin në pajisjen tuaj celulare.
Arsyeja për Përpunimin e të Dhënave Personale
CarboxKs ruan dhe përpunon të dhënat e ofruara nga Ju për qëllimet e mëposhtme:
- Identifikimin për qasje të sigurt në Shërbimet tona.
- Ofrimin e Shërbimeve të personalizuara dhe relevante.
- Përmirësimin e Shërbimeve tona ndaj jush.
- Për t’iu kontaktuar Juve në lidhje me llogarinë tuaj, p.sh.për t’iu dërguar porosi me email apo SMS për të vërtetuar llogarinë tuaj.
- Për t’iu përgjigjur Juve, kur Ju na kontaktoni neve.
- Personalizimin e reklamave dhe komunikimeve për qëllime marketingu.
- Parandalimin, zbulimin, zvogëlimin dhe hetimin e aktiviteteve mashtruese dhe/apo ilegale.
- Për të përmbushur kërkesat teknike për ofrimin e Shërbimeve tona, testimin e algoritmeve, dhe përmirësimin e eksperiencës tuaj.
- Kurdo që CarboxKs i kërkohet, nga ligji në fuqi apo drejtpërdrejt nga një autoritet publik kompetent.
Ruajtja e të Dhënave Personale
CarboxKs i ruan të dhënat tuaja personale për aq kohë sa është e nevojshme ose e rëndësishme për ofrimin e Shërbimeve tona, në përputhje me ligjet relevante në fuqi. Për më tepër, CarboxKs mund të ruajë të dhënat tuaja personale edhe pas mbylljes së llogarisë tuaj për të parandaluar mashtrim, mbledhur ndonjë borxh të papaguar, zgjidhur konteste, zbatuar marrëveshje dhe/apo kontrata, për qëllime të përcaktuara me legjislacionin tatimor, për të ndihmuar ndonjë hetim, dhe për të ndërmarrë veprime të tjera të lejuara dhe/apo të kërkuara me ligjet e aplikueshme.
Në rastet kur nuk është më e nevojshme për CarboxKs, kur obligimet ligjore për ruajtjen e të dhënave tuaja personale përfundojnë, apo kur qëllimi për të cilin janë mblidhur dhe/apo ruajtur të dhënat tuaja personale shuhet, CarboxKs bën shkatërrimin e të dhënave të sipërpërmendura në mënyrë të sigurt, si dhe në përputhje me ligjin e aplikueshëm për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale, dhe me politikat e brendshme të CarboxKs.
Të Dhënat që CarboxKs i Shpalos apo Shfaq
CarboxKs në asnjë rast nuk i shet të dhënat tuaja personale. CarboxKs përdorë të dhënat e ofruara nga Ju sipas pajtimit tuaj me këtë Njoftim të Privatësisë, vetëm kur ekziston një bazë ligjore e përcaktuar me ligjin e aplikueshëm për mbrojtjen e të dhënave personale, për të ofruar Shërbime më të mira dhe shfaqur reklama më relevante për Ju.
CarboxKs nuk grumbullon kopje të dokumenteve personale ose çfarëdo dokumenteve tjera nga klientët potencial. CarboxKs mund t’i kërkojë përdoruesve dokumentet e identifikimit personal vetëm në rastet kur CarboxKs ofron shërbime me pagesë, dhe ka arsye të dyshojë në vërtetësinë e porosisë apo informatave të ofruara nga përdoruesit. Dokumentet e sipërpërmendura do të fshihen menjëherë nga databaza e CarboxKs sapo të kryhet verifikimi i synuar.
Ofruesit e Shërbimeve
CarboxKs përdorë ofrues të shërbimeve për të kryer funksione dhe ofruar shërbime në fushat ku vepron. Për shembull, CarboxKs përdorë shërbime të ndryshme të palëve të treta, si Google Analytics apo Hotjar, për të ndihmuar në ofrimin e Shërbimeve të veta, si hostimin e serverëve apo aplikacioneve të CarboxKs, apo për të na ndihmuar të kuptojmë përdorimin e Shërbimeve tona.
CarboxKs ndanë informatat e pagesës me ofrues të shërbimeve për të procesuar pagesa, ndaluar, detektuar, apo hetuar mashtrim apo aktivitete tjera të ndaluara, për të ndihmuar me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, si kthimin e mjeteve apo inkasimin e mëvonshëm, si dhe çështje të tjera lidhur me pranueshmërinë e kartelave të debitit dhe/apo kreditit.
Në rastet kur Ju shfrytëzoni shërbime të ofruara nga ofruesit e shërbimeve, të cilët janë palë e tretë, CarboxKs bën do përpjekje të sigurohet që, kur pala e tretë ka kontakt me të dhënat personale që janë mbledhur apo ruajtur nga CarboxKs, pala e tretë pajtohet që të trajtojë të dhënat e sipërpërmendura në përputhje me kushtet e këtij Njoftimi të Privatësisë, dhe sipas ligjeve të aplikueshme për mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale.
Praktikat e Privatësisë së Palëve të Treta
Ky Njoftim i Privatësisë adreson dhe rregullon vetëm përpunimin, përdorimin, shpalosjen dhe ruajtjen e të dhënave personale që CarboxKs mbledh nga Ju. Nëse Ju shpalosni të dhënat tuaja personale me të tjerët, apo në qoftë se Ju ridrejtoheni në një uebfaqe të një pale të tretë, atëherë kini parasysh se politikat, praktikat dhe njoftimet e privatësisë së palës së tretë përkatëse do të jenë të zbatueshme. CarboxKs në mënyrë shprehimore mohon përgjegjësinë, dhe nuk mund të mbahet përgjegjëse për çfarëdo keqpërdormi dhe/apo dëmi që mund të shkaktohet ndaj Juve nga palët e treta, kur Ju ndani të dhënat tuaja me palë të tilla
CarboxKs i’u inkurajon Juve që të vlerësoni me kujdes politikat e privatësisë dhe sigurisë së palëve të treta, para së të hyni në ndojë transaksion me ta, dhe/apo ndani të shpalosni të dhënat tuaja tek ata.
Mohimi i Përgjegjësisë për Palët e Treta
Shërbimet e CarboxKs mund të përmbajnë vegëza të ndryshme të cilat ridrejtojnë përdoruesit në uebfaqe të tjera të cilat operohen nga palë të treta. Drejtimi tek uebfaqet e tilla ndodh vetëm pasi përdoruesit të shtypin vegëzat përkatëse dhe zgjedhin të vizitojnë uebfaqet e palëve të treta.
CarboxKs në asnjë rrethanë nuk do të jetë përgjegjëse për kushtet të cilat regullojnë mbledhjen, përpunimin, dhe mbrojtjen e të dhënave personale të cilat janë të aplikueshme për uebfaqet e tilla të palëve të treta. Uebfaqet e lartpërmendura nuk i përkasin, nuk janë në pronësi, dhe/apo operim të CarboxKs. Prandaj, CarboxKs në mënyrë shprehimore mohon përgjegjësinë për veprimet dhe/apo dëmet që mund të shkaktohen nga uebfaqet e palëve të treta të cilat përdoruesit zgjedhin t’i vizitojnë.
Qasja në dhe Përditësimi i të Dhënave Personale
Nëse Ju keni regjistruar një llogari me CarboxKs, ne i’u ofrojmë Juve mundësinë e kyçjes SSO (Single Sign On) që të qaseni, korrigjoni, fshini apo modifikoni të dhënat personale që Ju i keni ofruar dhe që janë të ndërlidhura me llogarinë tuaj. CarboxKs gjithashtu ndërmerr hapat e nevojshëm për të siguruar dhe garantuar se të dhënat personale që CarboxKs mbledh nga Ju janë të sakta dhe të përditësuara, si dhe të sigurohet që Ju keni mundësi të qasesni dhe korrigjoni të dhëna të tilla. Ne ju lusim Juve të përditësoni të dhënat tuaja personale kurdo që ndodhin ndryshime apo nëse të dhënat janë të pa sakta. CarboxKs në mënyrë shprehimore mohon dhe nuk merr përsipër përgjegjësi për kompensimin e çfarëdo dëmesh që mund t’iu shkaktohen Juve si rezultat i të dhënave të pa sakta dhe të pa përditësuara.
Kontrollimi i të Dhënave të Cilat i Keni Ndarë me CarboxKs
Ju mund t’i kontrolloni të dhënat që ndani me CarboxKs në çdo kohë, duke vizituar https://carbox-ks.com/my-account, ku janë në dispozicion të gjitha të dhënat personale që Ju keni ndarë me CarboxKs. Ju keni mundësinë që të kufizoni, fshini, apo korrigjoni këto të dhëna, të jepni pëlqimin tuaj, të tëheqni pëlqimet paraprake, apo të kërkoni deaktivizimin e llogarisë tuaj. CarboxKs gjithashtu mundëson bartjen e lehtë të të dhënave tuaja duke i’u mundësuar Juve që t’i shkarkoni ato, apo të na kontaktoni drejpërdrejtë me çfarëdo kërkesash, duke përdorur të dhënat e kontaktit të publikuara në uebfaqen e korporatës (shikoni të dhënat e kontaktit).
Tërheqja e Pëlqimit
Kur Ju jeni të kyçur në llogarinë tuaj me CarboxKs, Ju mund të menaxhoni konfigurimet e privatësisë dhe funksionet SSO të llogarisë tuaj në çdo kohë. Në rastet kur të dhënat tuaja mblidhen në bazë të pëlqimit tuaj, Ju keni të drejtë të tërhiqni pëlqimin tuaj për mbledhjen, përdorimin, përpunimin, transferimin, apo shpalosjen e të dhënave tuaja personale për qëllimet e specifikuara në këtë Njoftim të Privatësisë.
Tërheqja e pëlqimit tuaj do të rezultojë me ndalimin e përpunimit të të dhënave tuaja vetëm nëse përpunimi bazohet vetëm në pëlqimin tuaj dhe nuk ka asnjë bazë tjetër ligjore. Në raste të tilla, pas konfirmimit se e vetmja bazë ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale është pëlqimi juaj, CarboxKs do të shqyrtojë rastin dhe veprojë sipas kërkesës suaj.
Tërheqja e pëlqimit tuaj nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave tuaja personale në mënyrë retroaktive. Gjithashtu, kini parasysh se nëse Ju tërhiqni pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave tuaja, Ju mund të mos keni qasje në të gjitha Shërbimet e CarboxKs, dhe ne mund të mos jemi në gjendje t’iu ofrojmë Juve të gjitha Shërbimet dhe mbështetjet që i ofrohen përdoruesve të tjerë.
E Drejta për t’u Harruar / E Drejta për Fshirje
Në përputhje me Ligjin Nr. 06/L082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, të Republikës së Kosovës, dhe në harmoni me Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Bashkimit Europian (GDPR), Ju keni të drejtë të kërkoni nga CarboxKs të drejtën për “t’u harruar”, e cila nënkupton fshirjen e të dhënave tuaja personale.
Në raste të tilla, CarboxKs do të ndëmarrë veprime për të përmbushur kërkesën tuaj brenda afateve optimale. Megjithatë, kini parasysh se kërkesat e tilla do të përmbushen nga CarboxKs në përputhje me kushtet ligjore, dhe vetëm kur CarboxKs sigurohet se nuk ka asnjë detyrim ligjor dhe/apo kontraktual për të vazhduar ruajtjen e të dhënave tuaja.
Ju lutem keni parasysh se kërkesa juaj për t’u fshirë jo çdo herë do të aprovohet në mënyrë automatike, dhe se CarboxKs do të veprojë në përputhje me kërkesën tuaj për të fshirë të dhënat tuaja personale vetëm kur nuk ka detyrime të mëtutjeshme për të ruajtur të dhënat të tilla.
Preferencat e Komunikimit
Ju keni mundësi të zgjidhni se si CarboxKs mund të përdor të dhënat tuaja personale për të komunikuar me Ju, përfshirë mënyrën se si njoftimet informuese dhe reklamat personalizuara i’u dërgohen Juve.
Ju mund të kontrolloni metodat e preferuara të komunikimit përmes të cilave CarboxKs mund t’iu kontaktojë Juve në lidhje me llogarinë tuaj, blerjet tuaja, dhe/apo aktivitetet tuaja në lidhje me Shërbimet tona, duke vizituar https://carbox-ks.com/my-account.
Njoftimet Informuese
Nëse Ju nuk dëshironi të pranoni njoftime informuese nga CarboxKs, Ju keni mundësinë që të çregjistroheni, kur është e aplikueshme, dhe/apo të paraqitni një kërkesë drejtpërdrejtë tek CarboxKs për deaktivizimin e njoftimeve informuese, duke përdorur të dhënat e kontaktit të publikuara në uebfaqen e korporatës (shikoni të dhënat e kontaktit).
Siguria
CarboxKs mbron të dhënat tuaja duke përdorur masa të larta teknologjike, fizike, dhe administrative të sigurisë me qëllim të minimizimit të rrezikut e ndonjë humbje, keqpërdorimi, qasje të pa autorizuar, zbulimi, apo ndryshimi të të dhënave. Disa nga masat mbrojtëse që CarboxKs përdor janë “muret mbrojtëse”, enkriptimi i të dhënave, nivelet e larta të kontrollit dhe kritereve të autorizimit për qasje në të dhënat tuaja personale. Nëse Ju keni arsye të besoni se llogaria juaj është kompromituar në çfarëdo forme, ju lutemi na kontaktoni menjëherë duke përdorur të dhënat e kontaktit të publikuara në uebfaqen e korporatës (shikoni të dhënat e kontaktit).
Ndryshimi i Pronësisë
Në rast të bashkimit, shkrirjes, blerjes, dhe/apo shitjes nga, dhe/apo tek një kompani tjetër, CarboxKs mund të ndajë të dhënat tuaja personale me subjektin e ri të kombinuar, në përputhje me ligjin e aplikueshëm për mbrojtjen e të dhënave personale, dhe standardet e CarboxKs, siç përcaktohen në këtë Njoftim të Privatësisë. Nëse një ngjarje e tillë ndodhë, CarboxKs do t’iu njoftojë Juve me kohë, dhe do të kërkojë që subjekti i ri i kombinuar të i përmbahet ligjit të aplikueshëm, dhe këtij Njoftimi të Privatësisë, në lidhje me mbrojtjen e dhënave tuaja personale.
Ligjet e Aplikueshme dhe Interesi Publik
Pa paragjykim ndaj kushteve dhe të drejtave të përshkruara në këtë Njoftim të Privatësisë, apo kompetencave të kontrollit të cilat mund t’iu jenë ofruar Juve, CarboxKs ruan, përdorë, dhe/apo shpalosë të dhënat tuaja personale nëse beson se veprime të tilla janë arsyeshmërisht të domosdoshme për:
- Të qenë në përputhje me ndonjë ligj të aplikueshëm, proces rregullativ, apo kërkesë të autoriteteve publike kompetente.
- Të mbrojtur sigurinë e ndonjë personi, dhe/apo sigurinë dhe integritetin e platformave të veta, përfshirë ndihmën për parandalimin e keqpërdorimit, abuzimit, apo veprime tjera të pa lejuara brenda Shërbimeve të veta.
- Të shpjeguar pse ka larguar përmbajtjet e llogarive nga Shërbimeve e veta.
- Të adresuar mashtrimet, çështjet e sigurisë, dhe/apo çështjet teknike.
- Të mbrojtur pasurinë dhe të drejtat e veta, dhe/apo apo pronën e atyre që përdorin Shërbimet tona.
Sidoqoftë, asnjë element i këtij Njoftimi të Privatësisë nuk ka për qëllim t’iu kufizojë Juve në raport me mbrojtjet ligjore apo pretendimet që Ju mund të keni ndaj palëve të treta, përfshirë kërkesat nga autoritetet kompetente publike për shpalosje të të dhënave personale.
Sugjerimet dhe Ankesat
Nëse Ju keni ndonjë pyetje, ankesë, apo sugjerim lidhur me këtë Njoftim të Privatësisë, apo të drejtën tuaj të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave tuaja personale, Ju mund të na kontaktoni direkt duke përdorur të dhënat e kontaktit të publikuara në uebfaqen e korporatës (shikoni të dhënat e kontaktit).
Plotësimet, Ndryshimet, dhe Ndashmëria e Njoftimit të Privatësisë
CarboxKs mund të modifikojë dhe/apo plotësojë këtë Njoftim të Privatësisë në çdo kohë, duke përditësuar dhe publikuar modifikimet dhe/apo plotësimet në këtë uebfaqe. Versioni më i fundit i këtij Njoftimi të Privatësisë do të jetë i publikuar në uebfaqen tonë të korporatës, dhe do të rregullojë përpunimin e të dhënave tuaja personale.
Nëse ne bëjmë ndryshime thelbësore në këtë Njoftim të Privatësisë, Ju do të njoftoheni menjëherë nëpërmjet njoftimeve të shpejta, emailit, postimeve në rrjetet sociale, dhe/apo përmes ndonjërës nga mënyrat e komunikimit të përcaktuara në këtë Njoftim të Privatësisë, apo në Kushtet e Përgjithshme të Përdorimit (shikoni Kushtet e Përgjithshme të Përdorimit). Të gjitha metodat e lartpërmendura të njoftimit konsiderohen zyrtare. Duke vazhduar të qaseni dhe/ apo përdorni Shërbimet e CarboxKs pas çfarëdo modifikimi dhe/apo plotësimi të Njoftimit të Privatësisë hynë në fuqi, Ju pajtoheni këto përditësime të tilla.
Ju lutem keni parasysh se nëse modifikimet dhe/apo plotësimet e këtij Njoftimi të Privatësisë janë të natyrës thelbësore, refuzimi juaj që të pajtoheni me përditësime të tilla mund të shpije tek ndërprerja e marrëdhënies tuaj me CarboxKs, përkatësisht ndërprerja e ofrimit të Shërbimeve tona për Ju. Prandaj, nëse Ju zgjedhni të mos ndani me CarboxKs të dhëna të caktuara, Ju mund të mos jeni në gjendje të shfrytëzoni Shërbime të caktuara të ofruara nga CarboxKs
Në rast se ndonjë pjesë, paragraf dhe/apo nëntitull i këtij Njoftimi të Privatësisë konsiderohet dhe/apo konstatohet i pavlefshëm nga ndonjë autoritet kompetent për çfarëdo arsye, atëherë pjesët tjera të këtij Njoftimi të Privatësisë mbeten në fuqi dhe ruajnë efekt të plotë juridik, pa u ndikuar nga pjesa e konsideruar e pavlefshme